Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti lidhur me këtë çështje thotë se Vuҫiqi ndjen nostalgji për ish kryeministrat e mëparshëm që kishte Kosova, Hashim Thaҫin, Isa Mustafën etj.
“Vuçiqi ndjen nostalgji për kohën kur ishte Thaçi, Dulla e Isa në krye të qeverisë. Ishin kohë të arta për Serbinë, tani çdo gjë është përmbysur. Vuçiqi është zënë ngushtë nga Kurti, laku po i shtrëngohet e bashkë me të edhe kërcënimet. Synimet e Serbisë ndaj Kosovës s’kanë ndryshuar dhe as nuk ndryshojnë për një kohë. Mirëpo, zhbërja e Kosovës është dhe mbetet vetëm ëndërr shoviniste serbe”, thekson Mehmeti.
Ai tregon edhe arsyet pse është acaruar presidenti serb.
“Vetëm me Thaçin, Vuçiqi arrinte fitore diplomatike ndaj Kosovës, me Kurtin rezultati është tmerrësisht i dëmshëm, gjë që e ka acaruar fortë Vuçiqin”, thekson analisti Mehmeti për ‘Bota sot’.