Lajme

Islami: Bindjet e Kurtit, tregojnë që ky nuk lëshon pe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:36 / 8 August 2022
Nga Gazmend Islami

Analisti dhe kryetari i Ballit Demokrat në Kosovë, Gazmend Islami, thotë se politika serbe është mësuar në vazhdimësi që shqiptarët të lëshojnë pe çdo herë në dëm të pavarësisë së vendit.

“Kjo ka filluar qysh në vitin 2013 kur kanë filluar bisedimet mes Kryeministrit Thaҫi në atë kohë, i cili veҫ se ka filluar ta dobësojë sovranitetin e vendit, në atë për shkak se kush e di për interesa të tij të ngushta, dhe natyrisht që serbët me ardhjen në krye të Kryeministrit Kurti, për ta është një problem shumë i madh për arsyen se bindjet e Kurtit që është duke shfaqur, tregojnë që ky nuk lëshon pe, në mbrojtje të sovranitetit të vendit dhe kjo natyrisht që është e pafavorshme për Serbinë dhe këta do të bëjnë përpjekje përmes strukturave të veta që kanë përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës”, thotë Islami.

Ai thotë më tutje se, nëse përfaqësuesit serbë në Kuvend gjejnë edhe përkrahës shqiptarë, atëherë do ta rrëzojnë Qeverinë Kurt në këto moment vendimtare për Kosovën.

“Natyrisht nëse munden të gjejnë edhe përkrahës të tjerë nga shqiptarët, që ta rrëzojnë këtë qeveri në mënyrë që të dobësojnë pozicionin e Kosovës, në këto momente vendimtare, kur besohet që Shtëpia e Bardhë veҫ se ka marr një vendim që çështja e bisedimeve dhe njohja reciproke duhet të përfundoj deri në dhjetor të këtij viti”, thekson ai.

Ndryshe, Islami thotë për ‘Bota sot’ se, Kurti e ka dëshmuar se është kryeministër në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe kjo nuk i konvenon presidentit serb, Aleksandër Vuҫiq.

“Përndryshe, Kurti e ka dëshmuar që është një kryeministër, i cili vërtetë mbron interesat e qytetarëve shqiptarë të Kosovës dhe në mbrojtje të sovranitetit të vendit. Dhe kjo nuk i shkon për shtati pra Vuҫiqit dhe ai do të kërkoj çdo alternativë, e cila për të do të ishte më e lehtë që të zgjedh problemin me Kosovën”, tha ai.