Asnjë nga fëmijët që gjendeshin në autobusin e tragjedisë rrugore nuk është plagosur në aksidentin e tmerrshëm.që ndodhi sot në mëngjes në Kroaci.

Përditësimi i të dhënave nga autoritetet kroate ka bërë që të ndryshojë bilanci i aksidentit tragjik me autobusin që shkonte nga Frankfurti në Prishtinë.

Noa.al citon se 69 persona gjendeshin në autobus, 67 pasagjerë dhe dy shoferë. Prej tyre dhjetë vetë kanë vdekur.

Janë plagosur gjithsej 54 persona. Mes tyre 20 janë në gjendje të rëndë dhe katër prej tyre në gjendje kritike.

Raportohet se 34 të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa të katër fëmijët që ishin në autobus nuk u plagosën.

Gjithçka ndodhi të Dielën në mëngjes ora 06.20, kur një autobus i Kosovës doli nga rruga në autostradën 3 afër Slavonski Brod në drejtim të Lipovac.

Raportohet se në Bregana, autobusi bëri një ndalesë dhe shoferët u ndryshuan. Një prej tyre humbi jetën në këtë aksident kurse tjetri është plagosur.

Hetimi në vendin e aksidentit u krye nga Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit nga Slavonski Brod, Slavko Pranjić. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here