Lajme

Halil Geci tmerrohet nga ajo që dëgjoi sot – Kërkon burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:52 / 14 September 2022

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili, sipas tij, ka tentuar që t’i mbulojë krimet serbe në Kosovë.

Geci thotë se, Thaçit duhe t’i shtohet edhe një akuzë për këtë.

“A ka Zot në këtë tokë, a ka drejtësi, a ka prokurori, ku jeni nxirrne kryt o strumca? Po të kishte shtet e prokurori sot kryekriminelit Thaçit dhe rrethit të tij duhej t’i shtohej edhe një akuzë shtesë më e rënd se vetë TOKA E KOSOVËS këtij tradhtari. Jo vetëm që tëntoi ta ndajë Kosovën, jo vetëm që e bëri Zajdnicën dhe njëmijë të zeza tjera që njihen për publikun, por tentoi t’ia mbulojë Serbisë krimet gjenocidiale që i bëri në luftën e fundit duke i vrarë 15,000 qytetarë të pafajshëm e duar thatë, duke i masakruar 1233 fëmijë nga 6 muaj deri në 15 vjeç, duke i dhunuar mbi 20000 gra e vajza shqiptare, duke e djegur e plaçkitur pasurinë dhe të mirat Kosovës shtëpi për shtëpi”, thotë Geci.

Ai thotë se sot ka dëgjuar një lajm shqetësues në një televizion të Kosovës.

“Gazetari i këtij mediumi bëri një intervistë me profesorin e nderuar Ismet Salihun, një ekspert i pakrahasueshëm i penales i cili pohoi se departamenti për zbulimin e krimeve, për të cilin ai ka punuar dhe kan mbledhur  prova për krimet e fundit në Kosovës i  formuar në 2011 u shua në 2018 nga ish kryetari dhe ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u shua me një nënshkrim të vetëm dhe më nuk kemi mundur të vazhdojmë ngase për krimet e kryera dhe gjenocidin që ka kryer Serbia mbi shqiptarët e Kosovës dhe gjithandej nga ka shqiptarë na duhen së paku edhe 50 vite hulumtim dhe zbardhje”, thekson Geci.

Ai thotë se ndalimi i këtij departamenti për mos zbulimin e krimeve serbe po del të jetë marrëveshje e fshehtë në Nishë.

“Ndalimi i depertamentit të krimeve të rënda të drjejtesisë për mos zbulimin e krimeve po del të jetë marrvëshje e fshehtë, dikur në Nishë në mes Edi Ramës dhe Vuqiçit si kusht për t’ja shpëtuar b… gabelit të Brojës të ndahet veriu i Mitrovicës dhe të stopohen gjurmët e krimeve serbe me qëllimin e vetëm që polari dhe rrethi i tij ta shpetoj b… nga Gjykata ku sot po glacit në Hagë i dyshuar dhe i ngarkuar me krime shqiptare, i ligë, i pafytyrë dhe shumë i pabesë, dhe tradhtar që se mbanë ndërmend historia udhëheqes më tradhtar dhe më të dëmshëm për ATDHEUN. Prandaj po të kishte prokurori sot ky tradhtar duhej të arrestohej dhe të dënohej me burgim të përjetshëm”, përfundon Halil Geci