Lajme

Blick: 70 për qind nuk e dëshirojnë Xhakën si kapiten të Zvicrës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:43 / 8 December 2022

Granit Xhaka ishte ylli dhe njëri prej lojtarëve më të dalluar te Kombëtarja e Zvicrës, por njëjtë nuk po mendojnë një pjesë e tifozëve zviceranë.

Gazeta më e madhe në Zvicër “Blick” ka hartuar një pyetësor, ku ka pyetur lexuesit “A duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit Granit Xhaka”.

Deri më tani kanë votuar 28 mijë persona, ku 70 për qind e tyre nuk e shohin më Xhakën si kapiten të tyre.

Ky sondazh është publikuar në orën 17:00.

Xhaka në ndeshjen ndaj Serbisë bëri bujë me lojë brenda dhe jashtë fushës, madje edhe duke u përplasur me futbollistët serbë.