Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur sloganin e tyre për zgjedhjet e lokale të 17 tetorit.

“Bashkë Qeverisim” është slogani që do të përdoret në këtë fushatë zgjedhore nga LVV-ja të cilët kanë deklaruar se 144 është numri i komunës, 144 është numri i Bashkë Qeverisjes.

“Bashkë Qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë. Bashkë Qeverisim sepse punën që e filluam me qeverinë po e vazhdojmë me komunat, sepse kryeministrin që e kemi në qendër e kemi në secilin pjesë të vendit me ju e pranë kandidatëve tanë që garojnë në këto zgjedhje”.

“Për qeverisjen lokale me program modernizues, të ndershëm e humanist që ju do e jetësoni duke mbështetur kandidatë tanë me 17 tetor! 144 është numri i komunës, 144 është numri i Bashkë Qeverisjes!”, kanë shkruar nga LVV-ja në rrjetin social Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here