Lajme

Veteranët e invalidët e UÇK-së ankohen për mos ndihmë nga Qeveria Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:53 / 8 January 2023
Qeveritarët e ish-luftëtarët duket se nuk janë të një mendje as për ndihmat që këta të fundit i pranuan nga qeveritë e kaluara, derisa pushtetin e mori Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe pse thonë se bënë kërkesa tek qeveria, invalidët e luftës që dy vjet nuk arritën as të takohen me kryeministrin, Albin Kurti, për të ia treguar nevojat për ndihmë.

Megjithatë, një shkresë thonë se do ta dorëzojnë edhe të martën dhe nëse nuk marrin përgjigje, janë të detyruar të ndërmarrin një veprim.

Të indinjuar me mos ndihmën e ekzekutivit janë edhe veteranët, veç këta hall më të madh i kanë shokët që i kanë në Hagë.

Faton Klinaku thotë se nga bashkëluftëtarët merr gjithmonë falënderime për këtë ndihmë, por ky vetë zyrat tash po i mbanë të hapura veç nga pagesa e anëtarësisë.