Lajme

Asociacioni është i rrezikshëm, do të jetë “bombë e kurdisur”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:45 / 8 February 2023

NGA: FATON MEHMETI

Presioni amerikan po shtohet çdo ditë e më shumë në qeverinë e Kosovws për formimin e Asociacionit. Derisa kryeministri Albin Kurti mundohet të bëjw lëvizje taktike me planin franko-gjerman për të shmangur asociacionin, SHBA nuk toleron. Së fundi Ambasadori i ShBA në Beograd, Christopher Hill ka thënë se fillimisht duhet që të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe pastaj të procedohet me planin franko-gjerman. Deklarata e Hill vjen pas vizitës në Beograd të të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së bashku me katër emisarët e tjerë dha mesazhe të qarta për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e asociacionit dhe se Kurti nuk ka nevojë të pajtohet me të. Në vazhdën e deklaratave se, nëse Qeveria e Kosovës nuk gjen mënyrë për formimin e Asociacionit, SHBA-ja do të kërkojë “partnerë alternativë”. Hapat e parë pritët të ndodhin me 31 dhjetor nën organizimin e Ambasadës Amerikane për konsultime.

Edhe presioni serb ka bërë të vetë, Vuçiqi në një fjalim drejtuar kombit më 23 janar, ai tha se tani “pason një luftë e madhe për formimin e Asociacionit”. Nuk është çështja teknike e formimit të saj problemi kryesor i Kosovës, problem në vetvete është përmbajtja e saj. Asociacioni mbart rreziqet e saja të shumta, me enkalvizimi e vendit tonë nw favor të apetiteve serbe. Si mund të kërkohet Asociacion për serbët, kur ata kanë të drejta që asnjë minoritet në botë nuk i ka.

Asociacioni edhe mund të bëhet, por kjo nuk zgjidh asgjë, përkundrazi do të jetë “bombë me sahat”, kurdo që Beogradi të ketë interesa për të realizuar.

Me Asociacionin Beogradi do të ketë në duart e saj siguresën e një bombe. Kjo është mjaft e rrezikshme, SHBA duhet tē ketë kujdes me veprimin e saj. Serbia nuk ka besë, Asociacioni nuk ka pse të ndodh derisa serbët kanë të drejta si askush tjetër. Armiku i tyre më i madh është Beogradi.