Analisti Arben Ahmeti ka reaguar pas marrëveshjes ndërmjet Kosoëvs dhe Serbisë për targat në Bruksel.

Sipas tij në marrëveshje shkruan se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës do të zëvendësohen nga KFOR.

Tutje ai ka shkruar se me këtë marrëveshje pala kosovare pajtohet me Serbinë se pjesëtarët e njësive më elitare të policisë së Kosovës “nuk janë të dëshiruar” në Veriun e Kosovës.

Reagimi i plotë (pa ndërhyrje) :

D.m.th tash ne nje marreveshje Kosove – Serbi shkruan se NJSO e Policise se Kosoves do te terhiqet nga veriu dhe do te zevendesohet nga KFOR-i.
D.m.th pajtohemi me te drejten e Serbise qe te mos i duroje policet tane ne veri.
Dhe gjithsesei pajtohemi qe nese rastesisht me i ra puna ndonje polici te NJSO me kalu kah veriu, Serbia me pas te drejte me u anku ne Bruksel per shkelje te marreveshjes.
Dmth kemi marreveshje te shkruar jo pajtim per qetesim aktual te tensioneve.
#Skandal

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here