Lajme

Rron Gjinovci: O Albin, dreqi të hangt po sa herë e themelove këtë Asociacion o dreq! Nalu!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:09 / 19 March 2023

Aktivisti Rron Gjinovci, ka reaguar pas kritikave ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që arriti marrëveshje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dje në Ohër.

Në disa postime në Facebook, Gjinovci ka pyetur se nëse Kurti e ka pranuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pse Vuçiq nuk e nënshkroi marrëveshjen, përcjell Bota sot.

“O Albin dreqi të hangt po sa herë e themelove këtë Asociacion o dreq! Nalu se na mushe me asociacione

Qe pse po rreni e shpifni. Vuçiçi lypke Asociacion. Nëse e paska fitu, pse nuk e nënshkrujti?

Kush doli i pakënaqun nga dialogu? Vuçiçi edhe analistat

Upsss, dhe opozita”, ka shkruar ai në Facebook.