Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka akuzuar kryetarin aktual, Gazmend Muhaxheri se ka keqpërdorur 2.2 milionë euro nga buxheti i komunës.

Sipas AAK-së, buxheti i komunës së Pejës është dëmtuar për 2.2 milionë euro në 3 vitet e fundit.

Tutje, në postimin e AAK-së në Pejë thuhet se me këto para të keqpërdorura, Gazmend Muhaxheri po e financaon fushatën e tij dhe po blen analistët televiziv.

Postimi i plotë i AAK-së në Pejë:

Fushata Megalomane e Gazit, Blerja e Analistëve që e nxjerrin “fitues” pa balotazh, e ka burimin te burime financimi në mënyra të pa-ligjshme nga para të buxhetit të shtetit.

Mbi 2.2 milion euro u dëmtua buxheti i Komunës për 3 vite.

Gazmend Muhaxheri shpesh po përmend gjatë fushatës se po qeveris me kujdes me kuletën e qytetarëve. Ai me këtë qëllimisht po tenton të fsheh dëmtimin e buxhetit të Komunës së Pejës që i ka bërë për dy milion e 205 mijë e 261 euro për periudhën 2018, 2019 dhe 2020.

Konkretisht duke dhënë tenderë kompanive me çmimin më të shtrejtë se ofertat me të lira gjatë vitit 2019 dhe 2020 u keqpërdorën 1 milion e 112 mijë  e 622 euro.

Dhënia e tenderëve të till ndonëse ishte paraparë të jipen me çmimin më të lirë, në vitin 2019 u dhanë 29 tenderë ku nuk fitoj kompania me çmimin më të lirë por kompanitë që kishin ofertën më të madhe, ku vetëm njëra është në shumën prej 244 mijë euro më të lartë se oferta më e lirë.

Në vitin 2020 u dhanë 16 tenderë me shumën më të lartë se sa oferta më e lirë dhe në një rast edhe në shumën prej 176,252 euro më shumë se sa kopmaia që kishte dhënë ofertën më të lirë.

Gjatë vitit 2019 dhe 2020 kjo praktik e dhënies së tenderëve jo kompanisë me çmimin më të ulët por kompanive të dyta, të treta e të katërta në bazë të ofertave të çmimit ka ndodhë hiq më pak se se në 40% të tenderëve që ka shpall Komuna. Procedurat e parashohin që në rastet kur kompania me çmimin më të ulët dështon të siguron dokumentacionin, tenderi mund të anulohet dhe të rishpallet  dhe jo të dëmtohet buxheti pamshirshëm siç po ndodhë në Komunën e udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri.

Ndërsa duke ju mundësuar punë shtesë kompanive që shpërblehen me tenderë e që shpeshherë janë familjarë apo të afërt me pushtetarët u keqpërdorën edhe 1 milon e 92 mijë e 639 euro.

Të dyja këto të dhëna mund t’i gjen secili që dëshiron në faqën zyrtare të E-Prokurimit të Kosovës.

Këto manipulime të hapura të pushtetarëve të Komunës në krye me Gazmend Muhaxherin, por edhe manipulime të tjera të ngjajshme duhet të hetohen nga Policia dhe Prokuroria ngase kjo hajni po bëhet haptazi dhe pa turp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here