Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pasi në media po raportohet se rajoni është në krizë energjetike, raporton Gazeta Express.

Kajtazi përmes një cicërime në Twitter ka thënë se derisa rajoni është në prag të kolapsit energjetik, Kosova po pengon çdo projekt prodhimi nga uji, dielli, thëngjilli dhe gazi.

“Rajoni ne prag te kolapsit energjetik. Nderkohe, Kosova pengon çdo projekt prodhimi nga uji, dielli, thengjilli, madje edhe nga gazi. Kur dimri do te na ze ne terr, do te kujtohemi me tru e kembe te ftohta per keto pengesa qe rrezikojne edhe sigurine kombetare”, shkroi Kajtazi.

Ndryshe, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se kriza energjetike në Evropë pritet të ketë ndikim edhe në Kosovë.

Rizvanolli ka shtuar se qytetarët duhet të përgatiten për një rritje eventuale të çmimeve.

Kujtojmë se ministrja e Ekonomisë së Qeverisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka bërë të ditur se Kosova nuk do të shkojë tutje me projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut. Rizvanolli thotë se kanë nevoje për më shumë informacione rreth këtij projekti për të kuptuar nëse është i duhuri për tranzicioninin energjetik të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here