Kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka votuar sot në zgjedhjet lokale që po mbahen në gjithë territorin e Kosovës.

Pas votimit, Konjufca ka folur edhe para mediave për procesin zgjedhor.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë meqenëse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në komunat e Kosovës. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë sipas KQZ-së dhe ashtu siç po mësojmë nga misionet e vëzhguesve. Uroj që gjithçka të shkojë mirë ndërsa qytetarët t’i kenë ata që do të marrin pushtetit përmes votës dhe besimit të qytetarëve”, ka thënë Konjufca, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se uron që procesi të mbarojë pa ndonjë parregullsi, ashtu edhe siç është zhvilluar deri më tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here