Lajme

Olluri: Kurti dhe Konjufca ia kanë kërkuar dorëheqjen Donika Gërvallës, ka tensione

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:02 / 14 March 2022

Gazetari Parim Olluri, ka thënë se lajmi i dalë dje në portalin Insajderi.org është i vërtetë. Ai ka shtuar se në lajm nuk thuhet se ka tensione brenda koalicionit qeverisës dhe se kërkesa për dorëheqja të ministres së jashtme, Donika Gërvalla, është i vërtetë.

Olluri shpjegon shkrimin që doli në medium ku ai është drejtor.

“Kemi shkruar që ka tensione dhe jo që po prishet qeveria. Nuk është e vërtet. Tensioni dhe prishja e koalicionit dallojnë”, ka thënë ai.

Olluri pretendon se këto tensione në qeveri ekzistojnë që dy apo tre muaj. Ai thotë se Gërvallës i është ofruar mundësia që të mbajë vetëm postin e zëvendëskryeministres.

“Nuk u tërhoqa. Ka tension që dy-tri muaj. Albin Kurti dhe Glauk Konjufca ja kanë kërkuar që dy muaj dorëheqjen. Ideja është që të largohet nga posti i kryediplomates në një post tjetër në një riformatim qeveritar. Në një farë forme është ledhatim i egos së Donika Gërvallës duke ia lënë postin e zëvendëskryeministres. Në fund ndoshta do të thuhet se nuk ka qenë dorëheqje por vetëm një tërheqje për arsye personale”, shtoi ai.

“Ajo është kryetare e partisë dhe i bie që nëse ka diçka me të ka edhe me Listën Guxo. Nuk kam thënë se do të prishet qeveria në prill, por që ka tensione dhe ato mund edhe të zgjidhen”, përfundoi Olluri.