Lajme

Gjyshinca për Kodin Civil: Unë nuk kam votë kundër qeverisë Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:05 / 16 March 2022

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes Gazmend Gjyshinca, sa ishte duke folur për kodin civil, ka thënë se nuk ka votë kundër qeverisë Kurti.

“Unë nuk kam votë kundër qeverisë Kurti. Mbështetur në këtë edhe duke e njohur rëndësinë e projektkodit civil, edhe duke e njohur punën e mirë që është bërë në këtë kod, edhe duke e ditur që nuk ka shtet pa kod civil, nuk votoj kundër këtij kodi. Pa marrë parasysh cila është kostoja, unë jam këtu për t’i dalë ballëhapur”, ka thënë Gjyshinca, shkruan Sot News.

Ai tha se është duke u folur për njeriun në radhë të parë, andaj duhet të kenë ndjeshmëri njerëzore.

“Kur flasim për gjini të njëjta, po flasim për njerëz, duhet të kemi ndjeshmërinë njerëzore. Ma gjeni një besim fetar, i cili nuk e qendërzon shenjtërinë e dinjitetin e njeriut”, ka shtuar ai.