Lajme

“Derisa Ademi luftonte ky blinte tokë!”/ Vjen kundërpërgjigja ndaj Lushtakut: Ka kalu ajo kohë kur…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:14 / 15 July 2022

Sami Lushtaku ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti pas shkarkimit të gjeneralit Fadil Kodra, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës.

Ndaj kritikave të Lushtakut ka reaguar analisti Faton Mehmeti.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se kritikat e ish-kryetarit të Skenderajt daj qeverisë tregojnë më së miri se qeveria është duke bërë punë të mire.

Derisa, Mehmeti tha se kur AdemiJashari luftonte, Sami Lushtaku blente tokë

Për më tepër ky që flet për patriotizëm, derisa Ademi luftonte ky blinte tokë..hajt natën e mirë”, deklaroi analisti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kritikat e Sami Lushtakut ndaj qeverisë tregojnë më së miri se qeveria është duke punu mirë..zbatimi i ligjit duhet të jetë njësoj për të gjithë..janë mësu këta me trajtu shtetin si shoqate humanitare veç me marrë… ka kalu më ajo kohë..drejtësi për të gjithë..para ligjit si shoku i Adem Jasharit..si një bujk në Karadak janë njësoj…për më tepër ky që flet për patriotizëm, derisa Ademi luftonte ky blinte tokë..hajt natën e mirë!