Lajme

Jovanoviq: Jam i vetëdijshëm që Kosova është krejtësisht e pavarur dhe Serbia duhet ta njohë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:10 / 24 March 2022

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, deklaroi se është plotësisht i vetëdijshëm që Kosova është krejtësisht e pavarur nga Serbia tashmë me vite dhe se është i sigurt që serbët e Kosovës janë pengje të pamundësisë në Beograd, e që sot transmetohet në mënyrë tjetër, e gjatë viteve 90-të shfaqej ndryshe.

“Sado që për dikë kjo pamje është e rëndë për t’u parë, ajo është reale dhe jeta nuk guxon të injorohet”, deklaroi ai gjatë një interviste televizive në Prishtinë.

Politikani serb po ashtu u shpreh se nuk e di në çfarë gjuhe t’ia shpjegojë shoqërisë së tij që Serbia e para duhet ta njohë Kosovën dhe mbi faktin që mori pjesë në krijimin e shtetit të Kosovës, të ndërtojë të drejtën e saj në njëfarë jete normale të serbëve të Kosovës në të ardhmen e këtij vendi.