Lajme

Ish-ambasadori holandez i ashpër me Hill-in dhe mbështetjen që po ia jep Serbisë, Vuçiqin e quan “budalla”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:59 / 19 June 2024

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka nxitur sërish reagime me deklaratat e tij lidhur me raportet Kosovë-Serbi.

Deklarata e ambasadorit Hill se Serbia mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian edhe pa njohje de-jure për Kosovën, po kritikohet dhe vlerësohet si e dëmshme.

Për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Si fillim, ai u shpreh se në aspektin diplomatik, ambasadori Hill po tregohe ‘lokalist’ ndaj Serbisë.

Bosch vlerësoi se Vuçiq u tregua “budalla” që nuk e nënshkroi marrëveshjen e Ohrit, e cila e kushtëzonte vetëm me njohje de facto të Kosovës, dhe jo me njohje de jure.

Image

Robert Bosch.

“Vërejtjet tregojnë se Hill, ne e quajmë në terma diplomatikë, në dukje është duke u treguar i njëanshëm. Mendoj se ambasadori Rohde me anë të postimit në “X”, kundërshtoi qartë deklaratën e Hill-it në lidhje me njohjen dhe madje shteti e ka korrigjuar atë në një gjuhë shumë diplomatike.

Vuçiq u tregua budalla. Duke mos pranuar marrëveshjen formale të Ohrit e cilla mbetet në tavolinë, ndërkohë që ‘Ohri’ mund t’i kishte dhënë atij mundësi për të ‘kursyer’ njohje de jure, por vetëm de facto siç ishte rasti me BRD dhe DDR. Ai vërtet shënoi autogol”, deklaroi ish-ambasadori.

Ndër të tjera, Hill potencoi se ‘lavdërimi’ i Serbisë nga ana e Hill është gjë e keqe, marrë parasysh se qeveria e re serbe në përbërje të saj ka dy ministra që janë në listë të zezë të SHBA-së.

Dhe për sa i përket lavdërimit është edhe më keq, kjo pasi demokracia është nën presion dhe qeveria e re përfshin dy ministra që janë në listën e zezë të SHBA. Por, ndoshta qeveria autokratike i bën investimet të lehta edhe nëse njerëzve nuk u pëlqejnë”, përfundoi Robert Bosch për “Bota sot”.