Lajme

Çitaku kritikon ambasadorin e Kosovës që votoi në Francë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:03 / 24 April 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar ambasadorin e Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, për pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet presidenciale franceze.

Halimi postoi një foto të tij duke votuar, bërë thirrje që edhe kosovarët tjerë që kanë të drejtë vote, ta shfrytëzojnë atë. Citaku ka thënë se kjo është sjellje jo profesionale dhe jo-diplomatike.

Ajo shtoi se dy-shtetësia lejohet me Kushtetutë edhe në Francë por edhe në Kosovë, mirëpo pjesëmarrje e Halimit në zgjedhje i është dukur si “lajm i rremë”. Ajo shton se ambasadori në Francë përfaqëson shtetin e Kosovës.

“Dy-shtetësia lejohet me Kushtetutë edhe në Kosovë edhe në Francë. Fakti që Ambasadori i Kosovës në Francë ka dyshtetësi, nuk është precedan. Kemi pasur raste të tilla edhe më herët. Por, kur e pashë në lajme se Ambasadori ynë paska dalë për të votuar në zgjedhjet presidenciale të Frances, e bile bile paska postuar në Facebook, sinqerisht mendova se është ndonjë fake news”, shkroi ajo.

“Është jo diplomatike dhe jo profesionale. Ambasadori ynë në Paris përfaqëson Republikën e Kosovës e jo ndonjë shoqatë kulturore, dhe nuk ka asnjë lloj sensi që në mënyrë selektive t’i ndërrojë kapelat, një ditë qytetar i Francës, ditën tjetër Ambasador Fuqiplotë i Republikës së Kosovës”, përfundoi ajo.