Lajme

Deliu: VV-ja ka terrorizuar institucionet dhe shoqërinë kundër marrëveshjeve me Serbinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:25 / 21 June 2022

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë të martën se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) për vite më radhë “kanë terrorizuar institucionet dhe shoqërinë”, për marrëveshjet me Serbinë që i cilësonin “tradhti” e tash po i nënshkruajnë ato – po të njëjtat.

Përmes një postimi në Faceboook, VV-ja ka ndërtuar kauza kundër marrëveshje.

“Të njejtat marrëveshje për energjinë, Vetëvendosje dikur i propagandonte si “akte tradhtie e nënshtrimi ndaj Serbisë” si dhe marrëveshje që fusnin operatorin e Serbisë (Elektrosever) në Kosovë duke dezintegruar sistemin energjetik të Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Deliu.

Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar më 21 qershor në Bruksel, Zyra e Rregullatorit të Energjisë do t’ia jap licencën  kompanisë “Elektroserver” që të grumbullojë faturat e serbëve të Veriut.

Lëvizja Vetëvendosje e kishte nënshkruar atë marrëveshje në vitin 2013.