Bota

Dua Lipa merr pjesë në hapjen e shkollës së parë shqipe në Teksas (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:46 / 14 March 2022

Këngëtarja e njohur kosovare, Dua Lipa, dje ka marrë pjesë në hapjen e shkollës së parë shqipe në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lipa, në fjalimin e saj, ka thënë se ndjehet e nderuar për ftesën që i është bërë

“Faleminderit shumë që më keni sot këtu, në hapjen e shkollës suaj. Kur mora ftesën për këtë shkollë mu kujtua koha kur unë jetoja mes Londrës dhe Prishtinës”.

“Unë çdo ditë në shkollë me profesorët dhe miqtë e mi flisja anglisht, ndërsa natën me familjen flisja shqip. Kështu unë nuk do të harroja rrënjët e mia dhe gjuhën time”,ka thënë Lipa, transmeton Sot News.