Nga studio e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV gazetari Blendi Fevziu ka komentuar për një rikthim të Ilir Metës pas 24 korrikut kur të heqë kostumin e Presidentit.
Ai tha se prej vitesh tashmë politika nuk ka prodhuar figura të reja, dhe se kjo do rikthejë tri protagonistë të fortë që janë Rama, Berisha deh Meta.
Sipas tij tentativa e vetme ka qenë Lulzim Basha por që nuk arriti asgjë përveçse dështimit.
Nuk e di por do kemi tre protagonistë të fortë në politikë, Ramën, Berishën dhe Metën. Prej vitesh politika shqiptarë nuk ka prodhuar asnjë figurë të re, tentativa e vetme ishte Basha por që ai dështoi. Meta me rikthimin e tij i jep tjetër grint politikës shqiptare sepse nuk besoj se ai do e lërë partinë që kishte në ato nivele dhe nuk besoj se do e trajtojë në ato nivele. Rama në qeveri ka bërë shumë gafa dhe do shihet sesi ai po qeveris.
I pyetur pse nuk largohet askush nga politika shqiptare, Fevziu tha se kjo ndodh sepse në Shqipëri ka humbur besimi te vota.
Ata nuk i nënshtrohen votës. Kosova e ka ngritur rinovimin e saj mbi bazën e votës, ndërkohë në Shqipëri ngaqë ka humbur besimi te vota nuk vlerësohet në asnjë garë dhe në këtë mënyrë nuk ke si ti largosh. Nëse humb zgjedhjet duhet të largohesh ky është rregulli i vetëm në demokraci dhe nëse kjo nuk bëhet s’do të kemi asnjë ripërtëritje në politikë.