4:08 / 25 June 2022
Tyson Fury ka zbuluar se Anthony Joshua refuzoi mundësinë për t’u përballur me të, deri në gjashtë herë në të kaluarën.
Fury, i cili beson se Joshua nuk do të ishte në gjendje ta mposhtte atë, vendosi të pensionohet pas luftës së fundit ndaj Dillian Whyte, përcjell GazetaBlic Sport.
“U përpoqa ta bëj atë luftë të paktën gjashtë herë, ai nuk pranonte dot, është një frikacak i madh,” tha Fury për iFL TV.
“Ai nuk mund të më rrihte as nëse do të kishte një shkop bejsbolli dhe unë isha duke fjetur.”
Në fillim të këtij muaji, Fury mohoi se ishte në bisedime për t’u përballur me fituesin e duelit mes Joshua dhe Oleksandr Usyk dhe përsëriti se nuk planifikon t’i rikthehet boksit pasi dëshiron të fokusohet në kalimin e kohës me familjen e tij.