Lajme

Halimi (LDK): Mediat e gazetarët në vendin tonë, çdo ditë përballen me mjedis armiqësor

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:52 / 3 May 2022

Zëdhënsja politika e LDK-së, Sibel Halimi në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se mediat dhe gazetarët në vendin tonë, vazhdojnë të përballen me mjedis armiqësor.

Ajo u shpreh se është më shqetësuese kur sulmet vijnë nga pushteti, përcjell Sot News.

“Mediat e gazetarët në vendin tonë, fatkeqësisht çdo ditë përballen me mjedis armiqësor, sulme e kërcënime.  Këtë fakt edhe më shqetësuese e bënë kur këto sulme vijnë nga pushteti. Organizatat ndërkombëtare si dhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth lirisë së shtypit në Kosovë, duke potencuar se gazetarët po përballen me kërcënime e frikësim gjatë ushtrimit të punës së tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo bëri thirrje për angazhim të fuqishëm në respektimin dhe vlerësimin e lirisë së shtypit.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, të gjithë së bashku duhet të angazhohemi fuqishëm në respektimin dhe vlerësimin e kësaj lirie, si një nga shtyllat kryesore për një demokraci të mirëfilltë. Ditët si kjo t`na shërbejnë si çast reflektimi për krijimin e sigurisë së gazetarëve e ngritjen e vetëdijes së të gjithëve karshi rolit të rëndësishëm që kanë gazetarët në vendin tonë”, ka shkruar tutje ajo.