Lajme

Ilir Meta i dënon sulmet ndaj policisë së Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:01 / 15 April 2022

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës në Zubin Potok.

“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok. Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët”.

Ai tutje ka bërë thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe “përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon”.