8:37 / 14 June 2022
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha doli para veteranëve të UÇK-së që po protestojnë para Kuvendit, për t’iu kërkuar që të mos e dëmtojnë këtë institucion.
Ish-komandanti i UÇK-së bisedoi me disa veteranë, duke i siguruar se do të bëjnë çmos që projektligji i cili e përcakton pagën minimale të mos kalojë pa u shqyrtuar edhe përfshirja e tyre në të. Ndër tjrash, Berisha i tha njërit se do të luftojë në Kuvend për të mos lejuar miratimin e këtij projektligji.
“Besën e ke, nuk kalon pa luftu në Kuvend unë”, tha ai.
Deputeti iu tha veteranëve që t’i lirojnë hapësirat përpara Kuvendit dhe të mos dëmtojnë asgjë.
“Lëreni ta bëjmë luftën ne në institucion”, tha ai.