Lajme

Ish mjeku i UҪK-së vjen më një rrëfim të rrallë për luf.tën: Ish të burgosurit shfrytëzuan Kosovën dhe u bënë veteranë pa qenë pjesë e UҪK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:33 / 9 August 2024

Ish mjeku i UҪK-së, Liri Loshi në një postim të tij në Facebbok ka folur me një rrëfim ndryshe nga lufta e fundit në Kosovë. Në këtë rast ai ka përmendur disa raste të ndodhura gjatë luftës.

Ai ka përmendur edhe raste me ish të burgosurit politikë, që sipas tij kanë marrë poste politike, rroga të mjme, meditja dhe dy e më shumë vende të punës.

Ai thotë se të njëjtit janë bërë veteran të luftës, pa qenë pjesë e UÇK-së fare.

Liri Loshi ka përmendur edhe një rast me Ali Lajҫin, në kohën kur sapo kishte dalë nga burgu.

“Të burgosurit e Skenderrajt shkuan për ta vizituar. Kur shkova në kryesinë e LDK-së në Skënderaj këta e kishin bërë një informatë për media dhe për Këshillin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive e njeriut, ku kishin treguar për “maltretimet” e policisë serbe. Kur i pyeta se a kishte pasur dhunë fizike, thanë jo por na kanë maltretuar psiqikisht, sepse na kanë ndalë në punkt, na kanë legjitimuar dhe na kanë shtruar pyetje të ndryshme! Informata ishte e shkruar disi kështu: u maltrtuan, dy pika 🙂) dhe vazhdnte me emrin, mbiemrin dhe rolin që kishin në LDK”, shkruan ai.

Poashtu, Loshi përmend edhe një rast që ndodhi disa javë para sulmit në Prekaz.

“Gjendja politike ishte bërë e rëndë. Tashmë numri i ushtarëve të UÇK-së po shtohej dita ditës, ndërkohë që dhuna e policisë serbe ndaj shqiptarëve po vazhdonte. Një grup i Kryesisë së degës së LDK-së të Skënderajt, pjesë e të cilit isha edhe unë, shkuam në selinë Qëndrore në Prishtinë ku na pritën Fehmi Agani, Fatmir Sejdiu dhe Hydajet Hyseni. Ky i fundit në atë kohë, konsiderohej baba i të burgosurve politikë, sidomos i atyre që ishin bërë anëtarë të LDK-së. Ja çfara na këshilloi:

“Lufta me armë duket më atraktive, por rruga që kemi zgjedhur me mjete politike do të jetë shumë më efikase!” Nga një i burgosur politik me stazh aq të gjatë morem një dush të ftohtë dhe të paktën për mua, të papritur. Por ja që kjo ishte qasja politike e të burgoaurve politikë ndaj luftës. Aty ishte edhe Gani Koci, i cili nuk e kundërshtoi mendimin e babait të tij politik”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Shumica e ish të burgosurve politikë, pas lufte kanë marrë poste politike, rroga të majme, meditje, kanë pasur edhe dy, tre e më shumë vende të punës. Ndaras nga të gjitha këto, kanë marrë mijëra euro nga buxheti i Kosovës si kompenzim për kohën që kanë kaluar nëpër burgje. Shumica e tyre janë bërë veteranë të luftës pa qenë pjesë e UÇK-së fare. Pra, janë veteranë të falsifikuar. E bëjnë këtë njerëzit e ndershëm?!Jo nuk e bëjnë.

Shumica e tyre pas daljes nga burgu shumëvjeçar kanë vershyer si valë lumi në gjirin e LDK-së. Pse? Sepse, të jesh pjesë e LDK-së ka qenë puna më e lehtë që ke mundur ta bësh në vitet 90-ta. Shko në selinë e partisë, takohu me aktivistë, dil nëpër restorante dhe ha dreka e darka nga xhepi i tjetërkujt… Ky ka qenë aktiviteti i tyre pas daljes nga burgu.

Po them sinqerisht, njeriu që ka pritur shumë nga ta, nuk ka mundur të ndahet ndryshe pos i zhgenjyer. E kanë pasur zakon që edhe gjatë mbledhjes të uleshin pranë njëri tjetrit, pra tipikë asocial gjë që deri diku është e shpjegueshme nga  të qenit gjatë kohë të izoluar nga njerëzit dhe jeta normale. Por disi, e mbanin veten lartë, thuase këta i kishin ideuar dhe sjellë lirinë Kosovës, ndërkohë që të gjithë ne bashkë vazhdonim të jetonim të robëruar nga pushteti fashist serb.

Ishte një rast kur pat dalë nga burgu i ndjeri Ali Lajçi. Të burgosurit e Skenderrajt shkuan për ta vizituar. Kur shkova në kryesinë e LDK-së në Skënderaj këta e kishin bërë një informatë për media dhe për Këshillin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive e njeriut, ku kishin treguar për “maltretimet” e policisë serbe. Kur i pyeta se a kishte pasur dhunë fizike, thanë jo por na kanë maltretuar psiqikisht, sepse na kanë ndalë në punkt, na kanë legjitimuar dhe na kanë shtruar pyetje të ndryshme! Informata ishte e shkruar disi kështu: u maltrtuan, dy pika 🙂) dhe vazhdnte me emrin, mbiemrin dhe rolin që kishin në LDK. T’ ju them sinqerisht, edhe pse urreja regjimin serb më shumë se çdo gjë në jetë, kjo ka qenë informata më e zbrazët dhe më e pa vlerë që kam lexuar. Pra, në kohën kur policia serbe i rrahte deri në alivanosje shumë shqiptarë tjerë nëpër punkte dhe stacione policore, këta ankoheshin për marrje në pyetje e legjitimim rutinor, ndërkohë që nuk zhvillonin kurrfarë aktiviteti politik. Aty e kuptova se këta njerëz donin me çdo kusht vëmendje! Ali Lajçi në atë kohë jetonte në Pejë, por pritjen e tij pas burgut e kishte organizuar në Rugovë, me demek në vendin e origjinës dhe kështu pa asnjë nevojë i ishte dhënë shansi policisë serbe që ta zinte priten në Grykë të Rugovës dhe t’i legjitimonte e pse jo edhe t’i maltreronte ndonjë nga vizitorët e shumtë.

Në luftë, siç e thashë më lart shumica e tyre nuk u angazhuan fare, sepse nuk ua mbante ta veshnin uniformën dhe t’i ngjeshnin armet. Paramendoni, ata që sot e konsiderojnë UÇK-në si pjellë të tyre, nuk patën kurajo as t’i bashkangjiteshin asaj! Aty këtu disa janë angazhuar në role krejt episodike, e ka pasur edhe asi që kanë shkuar në zonat e luftës për t’u strehuar nga dhuna e mundshme e policisë serbe. Pra, UÇK-ja dhe të burgosurit politikë janë dy kategori krejt të ndryshme dhe çdo angazhim i tyre brenda UÇK-së ka qenë në baza ekskluzivisht individuale.

Edhe në politikë pas çlirimit nuk është vënë re ndonjë kreativitet politik i ish të burgosurve politikë. Ajo që habit më së shumti, ështe hezitimi deri në refuzim i tyre për të folur rreth veprave për të cilat janë burgosur! Me folë për kauzat e tyre. Jo, nuk flasin! Krejt çka dinë dhe duan të flasin janë vuajtjet e tyre. Në këtë tematikë po shkëlqejnë dhe po prezantohen tamam si viktima. Po tregojnë se si i kanë sharë dhe i kanë rrahur hetuesit gjatë procesit të hetimeve. Po i pyete për aktivitetin që kanë bërë para se të burgosën, nuk përgjigjen fare, ose janë tepër të kujdesshëm në atë që e thonë për publikun. Kjo sikur lë për të dyshuar se këta njerëz, pos vuajtjeve, nuk kanë tjetër gjë për të thënë!

Ne e dimë se pushteti komunist i dominuar nga fashizmi dhe shovenizmi serb ka kurdisur vazhdimisht situata ku shqiptarët kanë rënë në kurth dhe janë viktimizuar. Prandaj, me disa perjashtime, duket se ish të burgosurit poltikë janë vetëm viktima, por jo edhe heronj kauzash siç i kemi imagjinuar dhe sikur kemi dashur t’i shohim në liri.

Se çfarë lidhje kanë të burgosurit politikë me luftën e UÇK-së flet shumë një rast që do t’ua tregoj tani. Së pakut për këtët kam dëshmitarë dhe është e shënuar në dokumentacionin e takimeve të Kryesisë Qëndrore të LDK-së në Prishtinë. Për këtë ngjarje kam shkruar edhe më parë.

Ishte viti 1998, disa javë para se të ndodhte sulmi në Prekaz. Gjendja politike ishte bërë e rëndë. Tashmë numri i ushtarëve të UÇK-së po shtohej dita ditës, ndërkohë që dhuna e policisë serbe ndaj shqiptarëve po vazhdonte. Një grup i Kryesisë së degës së LDK-së të Skënderajt, pjesë e të cilit isha edhe unë, shkuam në selinë Qëndrore në Prishtinë ku na pritën Fehmi Agani, Fatmir Sejdiu dhe Hydajet Hyseni. Ky i fundit në atë kohë, konsiderohej baba i të burgosurve politikë, sidomos i atyre që ishin bërë anëtarë të LDK-së. Ja çfara na këshilloi:

“Lufta me armë duket më atraktive, por rruga që kemi zgjedhur me mjete politike do të jetë shumë më efikase!” Nga një i burgosur politik me stazh aq të gjatë morem një dush të ftohtë dhe të paktën për mua, të papritur. Por ja që kjo ishte qasja politike e të burgoaurve politikë ndaj luftës. Aty ishte edhe Gani Koci, i cili nuk e kundërshtoi mendimin e babait të tij politik.

Prandaj, janë të pabaza të gjitha përpjekjet që lidhin organizatorët e luftës së UÇK-së me prijësit e protestave të vitit 1981.