Opinionisti Adriatik Kelmendi, po thotë se zyrtarët e lartë amerikanë, me vizitën e tyre në Kosovë, përcollën mesazh të qartë, referuar zhvillimeve të krijuara pas agresionit rus mbi Ukrainën.
”Nëse veç rrini e forconi Rusinë. Kjo ishte porosia e delegacionit të lartë amerikan në Kosovë”, shprehet Kelmendi, njëherësh drejtor i Klan Kosovës.
Ai tutje thotë se pas vizitës së këtij delegacioni amerikan, nga sot, pritet të ketë një dinamikë të re, mbase më e madhe në rajon që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Për këtë ai rëndit në facebook edhe disa arsye:
”Nga sot ka gjasa të fillojë dinamika më e madhe në rajon që nga shpallja e pavarësisë.
- Zgjedhjet në Francë përfunduan.
- Ato në Serbi, gjithashtu.
- Javën që vjen Mali i Zi do ta ketë qeverinë e re.
- Kurse lufta e Rusisë ndaj Ukrainës po e rikalibron politikën, sigurinë dhe ekonominë perëndimore.
Në këtë kontekst, nuk ka më hapësirë për xhepa të shqyer në Evropë.
Sot në Kosovë dhe nesër në Beograd amerikanët pa dilema: Kryeni punë, ose po iu kryejmë ne vetë!”.