6:29 / 4 June 2022
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, mbajti të shtunën një konferencë për media.
Ky tha se Albin Kurti është kthyer në comedian dhe po flet me rima për bojlera.
Tahiri , foli për Ligjin e pagave duke thënë se kanë kërkuar që ajo minimale fillimisht të rritet, por pa u bërë diskriminimi i veteranëve të luftës, personave të verbër e atyre te palëvizshëm.
Kuvendi i Kosovës të hënën do të shqyrtojë në lexim të parë ndryshimet e ligjeve që i hapin rrugë rritjes së pagës minimale.
Propozimi, përmes këtij projektligji, synon që paga minimale të rritet në 260 euro bruto.