Lajme

Kurti: Kosova, fanar i demokracisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:11 / 29 May 2022

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka folur në mbledhjen e 47-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Kurti gjatë fjalimit të tij ka prezantuar që janë bërë nga ekzekutivi i Kosovës dhe ato që janë planifikuar të bëhen në të ardhmen.

Ai po ashtu ka folur edhe për dy vizitat që i ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicrës, ku tha se ato janë me sukses në shërbim të shtimit të mundësive për investime dhe siguri në Kosovë.

Kreu i ekzekutivit shtoi se matjet e nxjerrin Kosovën si fanar të demokracisë.

“Kryetari Kurti foli edhe për matjet e publikuara nga organizatat e jashtme që e nxjerrin Kosovën si fanar të demokracisë. Ai tha se ato tregojnë më së miri ndryshimin substancial në vendin tonë, ndryshimin përmbajtjesorë të imazhit të Kosovës, si dhe japin hapësirën e duhur të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe në Bashkimin Evropian”, njofton Lëvizja Vetëvendosje.

“Në lidhje me vizitën e gjatë dhe të frytshme jashtë vendit në ShBA dhe Zvicër, Kurti tha se ato janë zhvilluar me sukses në shërbim të shtimit të mundësive për investime dhe siguri në Kosovë”.