Lajme

Lola Haradinaj uron bashkëshortin për ditëlindje: Me ty qesh, qaj e gëzohem

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:38 / 6 April 2022

Lola Haradinaj tashmë prej vitesh ka zënë një vend të veçantë në shtypin rozë e në showbizin shqiptar.

Ndonëse dikur ka qenë në vëmendje si prezantuese e Lotarisë së Kosovës në RTK, ajo akoma po vazhdon të jetë shumë e komentuar për paraqitjet që bën në rrjete sociale.

E njëjta ndërkohë është përfolur shpesh edhe si bashkëshortja e politikanit të njohur, Daut Haradinajt.

Ky i fundit ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen e 44-të dhe me këtë rast nuk ka munguar një dedikim nga partnerja.

Në një fotografi të përbashkët, biondja shtoi: “Urime ditëlindjen, me ty qesh, qaj, gëzoj, jetoj”.