Bota

Lukashenko e Putin, me deklarata “patriotike” ndaj sanksioneve (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:59 / 11 March 2022

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, është i vetmi aleat në botë që po e mbështet edhe me territor edhe me armatim luftën e Rusisë në Ukrainë.

Kjo është edhe arsyeja pse i ka shpeshtuar vizitat në Moskë. Në takimin e sotëm me presidentin rus, Vladimir Putin, ky i fundit tha se nuk shqetësohet nga sanksionet e Perëndimit, duke pretenduar se kjo po i bën edhe më të fortë.

Me këtë konstatim u pajtua edhe Lukashenko, i cili po zotohet se mund t’ia dalin vetë të mbijetojnë.

Madje, aleati më i ngushtë i Rusisë u shpreh i kënaqur me luftimet në Ukrainë, me pretendimin se Kievit iu pamundësuan sulmet, jo vetëm në Donbas, por edhe në Bjellorusi.

Por, se sanksionet i bënë dëm të madh Rusisë, po e thonë amerikanët. Sekretarja e Thesarit Amerikan, Janet Yellen, tha se Rusia është izoluar financiarisht dhe se falimentimi i saj si shtet është afër.