Lajme

Murati, Tahirit: 100 euro mjaftojnë për familjet, për ata që blejnë armë e fishekë mund t’iu duken pak

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:46 / 14 April 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur deputeti të PDK-së, Abelard Tahirit, i cili tha se 100 euro për qyetarët e Kosovës, janë të pamjaftueshme.

“100 euro mund t’iu duken pak, por për qytetarët do të jenë më shumë se 1 herë, dikush e ka 1 pensionist, dikush 1 student në familje, është goxha ndihmesë e madhe në këtë kohë”, i tha Murati, Tahirit, transmeton Sot News.

Murati tutje ironizoi me Tahirin, duke i thënë 100 euro mund të duken pak për ata që shpenzojnë mijëra euro në armë e fishekë.

“Për disa që shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për armë e fishekë mund t’iu duken pak, mirëpo për shumicën e familjeve mjaftojnë”.