Lajme

Osmani: Shpresoj që presioni i bashkësisë ndërkombëtare të kthehet tek Serbia

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:07 / 4 April 2022

Sot janë bërë një vit me Vjosa Osmanin në krye të shtetit.

E me këtë rast, ajo ka mbajtur një konferencë për media.

Ajo ndër të tjera në këtë konferencë u shpreh se shpreson që presioni i bashkësisë ndërkombëtare të kthehet tek Serbia.

“ Shpresoj që presioni i bashkësisë ndërkombëtare të kthehet tek Serbia, për të kërkuar nga ta dëshmi konkrete se janë proevropian, deri më tani e kemi parë të kundërtën”, u shpreh ajo.