Lajme

Pacolli: Agjëroj që fëmijë, tani më mungojnë prindërit që agjëronim bashkë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:33 / 5 April 2022

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ka uruar të gjithë besimtarëve agjërim sa më të lehtë.

Pacolli mes tjerash ka njoftuar se agjëron që fëmijë, teksa tani i mungojnë prindërit me të cilët agjëronte bashkë, njofton Klankosova.tv.

“Për gjithçka në jetë, i jam gjithmonë mirënjohës krijuesit tonë. Nuk ka muaj më të rëndësishëm për mua sesa muaji i shenjtë i Ramazanit. Uroj të kaloni agjërim sa më të lehtë”.

“Unë agjëroj që fëmijë. Një ndjesi e mirë. Megjithatë, më mungojnë prindërit me të cilët kam agjëruar gjithmonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.