Edhe njëri prej vëllezërve Geci, Nebihu ka reaguar kundër propagandës që po zhvillohet ndaj tyre në rrjetet sociale.
Tashmë janë hapur disa faqe false në rrjetet sociale ku po mundohen të fyhen vëllezërit Geci dhe shumë atdhetarë të tjerë, kinse si bashkëpunëtorë të Gjykatës Speciale.
Nebih Geci përmes një postimi në facebook, shkruan se, këta ‘fundërrina po mundohen të shkarravitin dhe të iu hedhin hi syve qytetarëve, por që kot e kanë’.
Ai shkruan se tashmë nuk janë vitet e pasluftës kur liderët e tyre kanë vra, zhvatë, etiketuar e plaçkitur Kosovën.
Sipas tij, tash kohërat kanë ndryshuar dhe ata që i kanë bërë të gjitha ato e votuan pastaj Gjykatën Speciale e që vet do të përgjigjen për të bëmat e tyre.
Postimi i plotë i Nebih Gecit:
Të nderuar qytetarë, janë disa fundërrina në disa rrjete social po vjellin vnerë në adresën e Vëllezërve të mi Halil Geci, Gani Geci, Nebih Geci (mua) po shkarravitin dhe po mundohen të i hedhin pluhur syve qytetarëve të Kosovës, por kot e kanë se Kosova nuk është me në vitin 1998-1999-2000-2001-2002-2003-2004-2005-2006-2007 kur liderët e tyre shantazhonin, vrisnin, zhvatnin, turpëronin, etiketonin, dhe plaçkitnin Kosovën duke u thirrur në emër të lirisë dhe në emër të kombit shqiptar.
Tani kohërat kanë ndryshuar dhe ata të cilët i bënin të gjitha këto të cekura më lart, i kane vënë vetes një gjykate e cila është miratuar nga vetë ata dhe është votuar nga vetë ata dhe do të përgjigjen për të gjitha të bërat e tyre të cekura më lartë.
Është një fjalë popullore ku thotë “dhelprës iu digjte bishti dhe mendonte që u dogj e gjithë dynjaja”!
Koha e Stalinistëve, Enveristëve, Titistëve ka ikur dhe nuk do të kthehet më kurrë teke ne.
Veç durim se të mirat vijnë pastaj.