Bota

Rusia merr goditjen e radhës, i bllokohen 140 miliardë dollarë rezerva të arit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:43 / 20 March 2022

Rusia është duke u sanksionuar në mënyra të ndryshme për shkak të luftën që po bënë, e ku së fundmi ka marrë një tjetër goditje të madhe.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Britania dhe SHBA-ja janë duke e vështirësuar tregtimin e naftës dhe të arit për Rusinë.


Ndërkohë që qasja e Rusisë në rezervat e saj ndërkombëtare me vlerë rreth 300 miliardë dollarë tanimë është ngrirë, Përëndimi po ashtu po përpiqet të vështirësojë përdorimin e rezervave të saj të arit dhe juanit, të cilat përbëjnë një të tretën e rezervave të Rusisë.

Shoqata e Tregut të Shufrave në Londër (LBMA) gjatë javës së kaluar pezulloi të gjitha rafineritë ruse në listën e saj të akredituar, në mënyrë që të pengojë Rusinë të shesë arin e saj në tregun e arit në Londër.