7:44 / 16 July 2024
Reperja Melinda nuk e ka ndërmend të ndalet!
Kësisoj, së fundmi ajo ka paralajmëruar projektin e saj të radhës në sferën e muzikës.
Reperja ndau me adhuruesit e saj një pjesë të këngës e cila quhet “Shkoj kjo verë”.
Sipas përshkrimit të videos, kënga pritet të dalë së shpejti, teksa Melinda shihet duke repuar mbi një veturë.
Fansat mezi po presin edhe për këtë prurje të Ademit, meqë këtë periudhë ka qenë shumë aktive.
Ajo vetëm dy javë më parë solli këngën e re “Queen” në bashkëpunim me Meriton Mjekiqin.