Lajme

​Tahiri: Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:13 / 13 April 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovë për ngritjen e pagës minimale në 264 euro bruto.

Tahiri thotë se paga minimale duhet të jetë 370 euro neto që nënkupton 400 euro bruto, njofton Klankosova.tv.

Mandje, këtë vendim të Qeverisë, Tahiri e quan pazotësi për t’iu përgjigjur gjendjes së rëndë në vend.

“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju pergjigjë gjendjes së rendë në vend. Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat”, ka shkruar Tahiri.