Lajme

​Haradinaj: Kurti po më habit, po punon kundër vetes e kundër Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:39 / 1 October 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se është duke punuar kundër Kosovës. Ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për vonesën në miratimin e Ligjit të pagave. Në lidhje me dialogun, Haradinaj tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përfshihen në marrëveshjen përfundimtare.

Ish-kryeministri i Kosovës gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë nga Peja tha se habitet me veprimet e kryeministrit Kurti për të cilat shtoi se janë kundër vetë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje por edhe kundër vendit.

“Ndonjëherë habitem me logjikën e Qeverisë dhe logjiken e Kurtit. Është duke punuar kundër vetes së pari, kundër Qeverisë, por edhe kundër Kosovës. Veprimet i ka kundër. Në kohën kur duhesh të forcosh veten, ta konsolidosh që të të respektojnë të gjithë, ky po ndërmerr veprime që vetëm po e dobëson veten personalisht, qeverinë e tij dhe Kosovën. Jemi në kohë krizë ekonomikë, të gjithë qeveritë kërkojnë para për të lëshuar mjete në ekonomi, ky e ka mbledhur paranë dhe e mban të mbyllur ne buxhet, ajo para devalvohet, nuk është hajni vetëm me vjedh në tender, hajni është të mos çosh paret në kohë”, tha Haradinaj.

Një pikë ku u ndal në diskutimin me pejanët, ishte dhe Ligji i pagave. Haradinaj tha se ky ligj duhet të miratohej para një viti e gjysmë por e ka shtyrë pa ndonjë arsye.

“Ligji i pagave ka qenë në proces, vetëm është ankimuar, është dashur të kryhet para 1 viti e gjysmë, nuk e ka rikthyer atë ligj, është e pashpjegueshme pse nuk e ka rikthyer atë ligj, ai ka pasur atëherë tu rrisë pagat të gjithëve, por shëndetësisë më shumë sepse ka qenë situata më e ndjeshme, merreni me mend, prej një viti e gjysmë duke e elaboruar… Sikur ta kishim kryer atë ligj atë kohë do të kishte sot më te lehtë të fokusohej në kategoritë e tjera, të punësuarit në sektorë privatë, pensionistët, studentët, të papunët, por ai që duhet të interesohet për të tjerët ai e ka bërë ‘llugë’ brenda në shtëpi”, vijoi Haradinaj.

Duke u ndalur të marrëveshja finale me Serbinë, Haradinaj tha se këtu duhet që presidenti amerikan, Joe Biden, të thotë fjalën e tij.

Sipas tij, jo se nuk i besohet të tjerëve, por se kjo është një “punë botërore” siç e quajti ai, dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të përfshirë.

“Lajme të mira janë që Kosova ka mbërri të konsilodojë kërkesën e vetë për një marrëveshje finale me Serbinë për njohje reciproke, quhet gjithëpërfshirëse, që duhet t’i përfshijë të gjitha temat, obligative e ligjore që të mos mund t’i ikë. Kosova ka arritur të definojë një kërkesë për të t’u realizuar, por ende ka mbetur pak rrugë, në këtë rast ajo që ka mbetur është t’i kërkojmë Amerikës, pra presidentit të Amerikës ta marrë këtë punë në dorë. Kjo nuk është se nuk i besojmë të tjerëve, por kjo punë është e madhe, është punë botërore dhe siç e dini edhe në kohë të bombardimeve, duhet fjala e presidentit të Amerikës. E kemi një mundësi të mirë që presidenti Biden ka lidhje të forta me Ballkanin, e sidomos me Kosovën. Është një njeri kush është Kosova”, tha ai.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka nis një tur bashkëbisedimi me qytetarë në çdo qytet të Kosovës.