8:22 / 3 January 2023
Efekti Cristiano Ronaldo ka shtuar interesin te skuadra e Al Nassr. Përfitimet po shtohen me shitjen e fanelave dhe biletave. Së fundi ka patur edhe rritje të ndjekësve në rrjetet sociale. Tashmë janë më shumë se 6 milionë e 300 mijë.
Para se të firmoste Ronaldo numërohen rreth 800 mijë. Kjo ka bërë që ekipi arab të kalojë edhe skuadra me emër si Roma, Napoli apo Marseille. Vetëm njoftimin i prezantimit të 37-vjeçarit ka marrë më shumë se 31 milionë pëlqime.
