Lajme

Ju publikuan mesazhet, produksioni “ndëshkon” Zhaklinën!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:43 / 8 February 2023

“Nuk jam shantazhuar rrini të qetë”, kështu u shpreh Zhaklin Lekatari që në nisje të prime-it të mbrëmshëm të “Big Brother Vip”.

Opinionistja e emisionit ka qenë në qendër të vëmendjes, që pas audios që qarkulloi gjithandej, ku vetë Zhaklina pranonte se burri i Olta Gixharit po e shantazhonte dhe se këtë gje ia kishte komunikuar produksionit.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe po Zhaku me gojën e saj, këtë me një ton shumë të zbutur tha se kjo nuk ishte e vërtetë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, nga mbrëmja e djeshme Arbana komunikoi se Zhaklina nuk kishte më të drejtën e fjalës për të komentuar Oltën.

Sipas moderatores, këtë do ta bëjë vetëm Arbër Hajdari, për të qenë të drejtë.

“Komentet per Oltën do t’i bëjë gjithmonë Arbri për të qenë fer edhe me të gjithë konkurrentet e tjerë”, tha Arbana Osmani.

“Dua t’ju kërkoj falje ju (produksionit) dhe gjithë atyre që kam përmendur. Ky emision ka një presion të madh, dhe unë kur mora ftesën isha përgatitur për këtë, por ja që edhe unë rashë në grackën e mesazheve që përmbajnë gjuhë dhune, urrejtje.

Një bisedë e imja intime me një person të afërt është prerë dhe është shpërndarë në të gjitha rrjetet. Nuk jam shantazhuar, rrini të qetë,”ishte deklarata e Zhakut në hyrje të emisionit.