Lajme

Kurti pranoi planin franko-gjerman, Profesori: Vuçiq do të bëhet dele, Daçiq do të ndahet nga Moska – këto garanci i duhen Kosovës!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:25 / 9 February 2023

Krijimi i Asociacionit është tema kryesore e cila po mbizotëron këto ditë në Kosovë, por jo vetëm.

Shumica e shteteve perëndimore po i bëjnë kërkesë Kosovës për një gjë të tillë.

Duke filluar nga SHBA, Gjermania, Britania dhe vendet e tjera, po kërkojnë që të formohet Asociacioni, mirëpo ai duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të pranuar Asociacionin ka publikuar gjashtë kushte, ndërsa për planin franko-gjerman ai është pajtuar.

Në lidhje me këtë, analisti politik prof. dr. Enver Bytyçi, thotë se, asociacioni është mollë sherri në Kosovë, teksa pyet se çfarë kompetencash do të ketë?

“Albin Kurti pranoi që plani franko-gjerman është një bazë e mirë për të zhvilluar negociatat dhe për ta nënshkruar atë. Në fakt e kishte pranuar edhe më parë. Por molla e sherrit ishte dhe mbetet krijimi i asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Çeshtja është se si do të jetë ky asociacion, çfarë kompetencash do të kenë, a do të krijojë impakt pozitiv apo negativ në të ardhmen për paqen, stabilitetin dhe sigurinë ballkanike e europiane!”, thotë Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, që në vitin 1795 Immanuel Kant shkruante në veprën e tij “Paqja hyjnore” se marrëveshjet (traktatet) e paqes duhet të garantojnë paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Image

Prof. dr. Enver Bytyçi

“Pikërisht për realizimin e kësaj kërkese filozofike të pakontestueshme nga asnjë teori tjetër politike unë jam skeptik. Nuk besoj plotësisht se formimi i nje asociacioni, i cili u njeh serbëve në Kosovë të drejta në fushën e sigurisë, mund të garantojë paqen në rajon. Në vetëvete çdo asociacion, edhe në fushën e kulturës, arsimit, punësimit e urbanizimit, kur është fjala për serbët, do të shërbejë si mekanizëm i destabilizimit të Kosovës. Shoh që analistë, diplomatë e politikanë të shumtë, madje me shumicë edhe nga Shqipëria dhe Kosova, diskutojnë për asociacionin serb në Kosovë, sikur ky po ngrihet në Itali, Francë, Gjermani, Austri, apo vendet skandinave, pra në vende krejt demokratike. Harrojnë se ky nuk është asociacion i komunave gjermane në Çeki, austriake në Itali, apo daneze në Gjermani. Eshtë asociacion me një grupim njerëzish në ekstazë në armiqësinë e tyre me viktimat e tyre”, thotë Bytyçi.

Profesori shton se, nuk ka ndodhur as këto 15 vite të pavarësisë së Kosovës që serbët të kenë dhëna shenja se e pranojnë shtetin dhe shtetësinë e Kosovës, se pranojnë instuticionet e saj.

“Edhe pjesëmarrja në parlament është pranuar me qëllime destabilizimi dhe për ta dobësuar nga brenda këtë shtet dhe pavarësinë e saj. Dikush do të besojë se sapo Kurti e Vuçiq ta nënshkruajnë krijimin e asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe gjithçka do të ndryshojë, Serbia do të bëhet “demokratike”! Serbët do të zhvishen nga militarizimi i trurit nacional-shovinist! Vuçiq do të bëhet dele! Daçiq do të ndahet nga Moska! Iluzionet na kanë çuar ne shqiptarëve gjithnjë në dështime të mëdha e të rrezikshme edhe për fatin e kombit dhe territorin tonë. A nuk dukej një person futurist me ëndërra të të marrësh ish-kryeministri i Kosovës, kur në vitin 2013 nënshkroi marrëveshjen e normalizimit në Bruksel dhe deklarohej se “prej sot Serbia e ka njohur dhe pranuar Kosovën shtet të pavarur”?! Çfarë ndodhi? Dialogu në përgjithësi dhe marrëveshja e asaj kohe sollën tensionimin e mëtejshëm e madje gati ndarjen e Kosovës”, potencon ai.

Bytyçi pohon se, dhe asociacioni, si njëra prej marrëveshjeve që pritet të nënshkruar, krahas planit franko-gjerman, nuk pritet të krijojë stabilitet.

“Me qëllim që të evitohet kjo, atëherë duhen garanci nga faktori ndërkombëtar. Garancia kryesore është që Kosova të pranohet në OKB dhe NATO, si dhe të njihet nga ana e Serbisë. Garanci do të jetë evitimi me çdo kusht përpjekjeje për të lejuar që siguria e territorit dhe e qytetarëve të Kosovë të jetë kompetencë e këtij asosacioni. Nëse nuk ndodh njohja nga Beogradi, nëse Kosova nuk bëhet anëtare e OKB-së dhe e NATO-s, nëse atë nuk e njohin automatikisht pesë vendet anëtare të BE-së, atëherë mungon çdo garanci për stabilitetin e Kosovës”, thotë ai.

Ai shprehet se, duhet të kuptojmë se destabilizimi i Kosovës do të destabilizojë menjëherë edhe dy shtete të tjera, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi.

“Dhe premtimet verbale, pa marrëveshje garantuese, të SHBA-ve dhe BE-së nuk janë garanci. Madje edhe garancitë euro-amerikane të nënshkruara e të njohura ndërkombëtarisht nuk do ta evitojnë plotësisht rolin destruktiv të Serbisë në Kosovë. Garanci është që të evitohet plotësisht prezenca e Serbisë në Kosovë. Largimi përfundimtar i saj prej këtij vendi duhet të jetë objektivi i çdo marrëveshje me Serbinë. Eksperienca e dhjetë viteve pas nënshkrimit të marrëveshjes së 19 prillit 2013 është e mjaftueshme për të qenë të vendosur për një marrëveshje që garanton shtetësinë, funksionalitetin e institucioneve dhe tërësinë territorial”, pohon profesori.

Ai shton se, një asociacion që bëhet kërcënim për integritetin e dhe sovranitetin e Kosovës.

“Kjo duhet të pasqyrohet në marrëveshje dhe garancia për këtë duhet nënshkruar nga Fuqitë e Mëdha. Ndërkohë në marrëveshjen e hartuar nga Franca dhe Gjermania duhet kërkuar njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, së paku ndryshimin e kushtetutës serbe për të mos e konsideruar më atë si pjesë e territorit të saj”, përfundon profesori Enver Bytyçi.

Tippek, trükkök és hasznos cikkek a konyhához és kertészkedéshez" - Fedezze fel legújabb trükkjeinket és tanácsainkat a gasztronómiai világból és a kertészkedés területéről! Izgalmas és hasznos cikkeket találhat receptekről, konyhai trükkökről és hasznos tippekről, hogy mindennapi élete könnyebbé váljon. Ne hagyja ki friss ötleteinket a kertészkedésről és növénytermesztésről is! Az ezeken a napokon Hogyan lehet megszabadulni a sült és nyers hal szagától 2025/10/11 - A család imádni fogja ezt a költségvetésbarát és A legfinomabb káposztaleves 2025/10/11: Görog hort-dogok - tökéletes étel egy Az egész lakás mosása egy termék, A mosogatószerrel hogyan segíthet a penésztől mozgatni - szakértői Ne vásároljon új levendulát: Egy Sült lazac fokhagymás Hogyan kell sütni egy finom Az egyszerű trükk és a gumiabroncsok: évtizedekig tartanak Kelbimbo tejfölös mártásban Az asztalra terítjük először minden évben Hajdina cuppa stílusban: A legjobb A vadludak fejjel lefele fordulnak és Sertéshús fokhagymás nyilakkal kínaiul - eredeti recept az asztalra" Hogyan kell elkészíteni a Parolt kaposzta A iPhone tokján értékes funkció, amelyet kevesen Hogyan vegyük ki Karfiol menta és csirkeszárny egy eredeti recept 2025/10/12 - 2025/10/12/Próbálja ki, A születési dátumod 2025/10/12 Telen készíts sütőtököt, mint a mango: hihetetlen recept, ami A háziasszonyokat meghódító szőlőből és almából készült házi kompót - Azonnali repülés: Sokkal finomabb, mint a chips - arany A szakértők megnevezték a legfőbb jeleket, amelyek elárulják a problémás Adjunk két hozzávalót 2025.10.12. - Hogyan üdvözlik Kulinaris titkok: miért Tradicionális töltött paprika recept 2025/10/12 - Az Oszis Forralt Bor: Csak egy cseppet adj a Az emberek miért ébrednek Hogyan tegyük háromszor finomabbá a levest: egy váratlan hozzávalóval Burgonyás piterecept: egy Sült szelet paradicsommal sajt alatt Hogyan tartsuk a törölközőket puhan és Ha szereted a praktikus tippeket, konyhai trükköket és hasznos cikkeket a kertészkedésről, akkor jó helyen jársz! Oldalunkon számos hasznos útmutatót találsz, amelyek segítenek mindennapjaidban. Fedezd fel velünk a legjobb létfontosságú tippeket és trükköket a mindennapokban, és tegyél szert új ötletekre a kert gondozásához. Gyere és tanulj tőlünk, és válj Te is egy igazi szakértővé a konyhában és a kertben!