Lajme

Ҫun Lajҫi: Vendit s’do t’ia lë zhgënjimin, do votoj Albinin, Albulenën, Gërvallen, Konjufcën..

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:05 / 15 December 2025

Artisti Ҫun Lajҫi në një postim të tij në Facebook ka treguar se kë do ta votoj këto zgjedhje. Ai ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në muajin kur ai mbushë 79 vjet.

Artisti thotë se votën do t’ia jap Albin Kurtit, që të mos e lë vendin në zhgënjim.

Mirëpo, përmend edhe emrat tjerë të Vetëvendosjes që do të marrin votë nga ai.

Albulena Haxhiu, Ejup Maqedonci, Donika Gërvalla, Glauk Konjufca e të tjerë do të marrin vota poashtu nga ai.

Postimi i plotë:

( Kujdes: – ata që ofendojnë do ti bllokon FB!)

“Edhe kësaj radhe… e pastaj”

Edhe kësaj radhe,

madje veç edhe këtë herë,

(se e keni zgjedhë muajin kur unë i mbush 79 vjet),

si njeri që s’e ka hupë krejt shpresën

e s’ka qejf me ia lanë vendin zhgënjimit,

votën time po ia jap Albinit,

me lutjen e heshtun

që oborri i partisë tij dhe i shtetit

të pastrohet njiherë e përgjithmonë

prej t’paqenunit që s’dinë as me u turpnue.

Albulena dhe Ejup Maqedonci

i kanë emnat e tyne n’fletën teme të votës.

Dora s’më dridhet as kësaj radhe —

jo prej verbnisë,

po prej vendimit:

Gërvalla, Konjufca, Rizvanollka, Çeko,

edhe Burim Demiri i Gjilanit.

Burimin madje me shumë dëshirë,

se fjala i del me za,

e koka s’i rrin ulë.

“Edhe këtë luftë e do t’martohem”,

thoshte nji film i vjetër

kur pranvera vinte me vonesë.

E unë po e përsëris sot,

me ironi t’butë e shpresë t’lodhun:

edhe kësaj radhe…

e pastaj do t’shohim

a vjen pranvera

apo na rrejti edhe kjo herë.

14.12.2025