Lajme

“1 mijë vetura të serbëve u kthyen në RKS, deri në fund të muajit besojmë të kryhen”: Elshani jep detaje për regjistrimet e veturave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:04 / 8 November 2023

1 mijë e 5 vetura janë riregjistruar dhe konvertuar në targa RKS prej atyre me denonime serbe të qyteteve në veri të Kosovës, njoftoi për Nacionalen u.d Drejtori i Policisë së Kosovës për rajon të veriut, Veton Elshani.

Elshani – aduke treguar për fluksin e madh të qytetarëve serbë të cilët po shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të veturave të tyre në targa të ligjshme të Republikës së Kosovës – tha se bashkë me Ministrisë së Brendshme do të shfrytëzojnë edhe të shtunet dhe të dielet si ditë pune për të përfunduar procesit “brenda muajit” dhe shtoi se “besojmë që brenda muajit kryhen krejt”: me “krejt” duke nënkuptuar të gjitha veturat “që mund të regjistrohen”.