Lajme

10-shi i AAK-së, Besnik Tahiri, merr mbështetje të fuqishme në Prizren: Kosova Fituese tani po bëhet realitet i pakthyer

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:03 / 3 February 2025

Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri, ka marrë mbështetje të madhe sot në Prizren, ku tha se Kosova Fituese tani po bëhet realitet i pakthyer, raporton Gazeta Online Veriuinfo.

Ai ka thënë se kemi një kryeministër që është ose i paaftë politikisht, dhe nuk njeh as tregun e punës, ose edhe në fushatë sillet si një populist.

Postimi i plotë:

Nga kryeqyteti historik, Prizreni i themi kësaj qeverie se edhe pas 25 vite shtetndërtimi, e kemi një kryeministër që nuk e kupton shtetin, zhvillimin e as pagën minimale, duke e menduar që paga minimale funksionon si nië lloj shtese a subvencioni. Pra kemi një kryeministër që është ose i paaftë politikisht, dhe nuk njeh as tregun e punës, ose edhe në fushatë sillet si një populist. Kosova Fituese tani po bëhet realitet i pakthyer.