Lajme

100 euro nga Qeveria, Bajqinovci i reagon opozitës: Hajnat e ligës së parë dhe të dytë po ankohen!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:25 / 22 December 2024

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj kritikave që kanë shfaqur opozita pas njoftimit të Kryeministrit Kurti për shpërndarjen e 100 eurove për fëmijët deri në 16 vjeç dhe për pensionistë, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se me qeverinë e PDK-LDK-AAK fitonin vetëm oligarkët, ndërsa tani, me Qeverinë Kurti, përfitojnë qytetarët e Kosovës.

“Më parë, me qeverinë e PDK-LDK-AAK fitonin vetëm oligarkët, ndërsa tani, me qeverinë Kurti, përfitojnë qytetarët e Republikës së Kosovës!”, shkruan Bajqinovci.

Bajqinovci theksoi se ato që po ankohen tani janë ata që janë pasuruar duke plaçkitur pasurinë publike për dekada, dhe që sot po kundërshtojnë ndihmën për qytetarët në nevojë.

“E shihni kush ankohet për vendimin e qeverisë, veç lexoni.
Hajnat e ligës së parë dhe hajnat e ligës së dytë, që u bënë milionerë duke plaçkitur pasurinë publike për dekada, sot po ankohen për 100 eurot që Qeveria Kurti i ka ndarë për qytetarët në nevojë”, shkruan tutje Bajqinovci.