Lajme

17 kandidatë të PDK-së për deputet raportohet se i kanë siguruar ulëset në Kuvend, këta janë emrat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:03 / 15 February 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputet. Deri të premten, janë numëruar gjithsej 872 vendvotime nga 2 mijë e 533. Derisa ka kohë që rezultatet e këtij numërimi të bëhen publike.

Nacionale ka mësuar se janë 17 kandidatë brenda Partisë Demokratike të Kosovës që veçse e kanë siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës.

Sipas votave të marra në shumicën e vendvotimeve ku ato janë numëruar, ulëset i kanë siguruar Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Enver Hoxhaj, Jakup Nura, Përparim Gruda, Elmi Reçica, Petrit Hajdari, Ferat Shala, Abelard Tahiri, Mërgim Lushtaku dhe Rrahman Rama.

Megjithatë, votat e nevojshme mund t’i marrin edhe Altin Krasniqi, Fadil Demaku, Kujtim Gashi, Artan Behrami, Nait Hasani, Ragip Xhaka, Isak Neziri apo Xhevahir Geci.
Ulëset, sipas burimeve të Nacionales, i kanë siguruar edhe Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Blerta Deliu dhe Ariana Musliu – Shoshi.

Në garë, ende janë Eliza Hoxha, Kosovare Murseli, Valdete Idrizi, Arbnora Salihu dhe Kristina Gashi Bytyçi.