Lajme

“2 rroga, 2 pensione”-Shala: Serbët në Veri jetojnë më mirë se ne

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:08 / 4 April 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kaluar ditën e mërkurë në komunat veriore.

I pari i ekzekutivit ka qëndruar edhe tëk vendi ku rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit të kaluar.

Komentatori politik, Krenar Shala ka thënë se Albin Kurti gjatë kësaj vizite në veri është dashur t’i takojë edhe organizatat serbe që veprojnë në këtë pjesë të vendit.

Ai në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka folur edhe për jetën e qytetarëve serbë në veri të Kosovës, raporton gazeta10.

Sipas tij, serbët në këtë pjesë të vendit jetojnë me mirë se shqiptarët në jugë.

“2 rroga, 2 pensione, serbët në veri jetojnë me mirë se ne”, ka thënë Shala.