Lajme

“25 vjet më parë dëbuam me sukses forcat serbe”- Qendra e Clintonit përkujton sulmet e NATO’s

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:57 / 12 June 2024

“Qendra Presidenciale Clinton” ka kujtuar 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Kjo qendër, që paraqet të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e presidentit Bill Clinton, në postimin e bërë në X, thotë se ShBA-ja në atë kohë i drejtoi aleatët e NATO-s në një fushatë ajrore “që dëbuan me sukses forcat serbe, duke i dhënë fund një dekade shtypjeje dhe një fushate brutale të pastrimit etnik, duke i dhënë fund luftës në Kosovë”.

“Aksioni ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësi për Kosovën në 2008”, shkroi kjo Qendër në ‘X.’

Më 1999, në kohën kur u mor vendimi për të sulmuar caqet serbe, president i ShBA-së ishte Bill Clinton. Ata kanë publikuar edhe pjesë nga fjalimi i tij, në të cilën i adresohet amerikanëve pas përfundimit të fushatës së bombardimit të NATO-s ndaj caqeve serbe.